37
I lumtur është ai që merr mësim nga të tjerët
Ka thënë Mutarrif:
اللهُمَّ إِنِّي أَعُوذُ بَكَ أَنْ يَكُونَ أَحَدٌ أَسْعَدَ بِما عَلَّمْتَنِي مِنِّي، وَأَعُوذُ بِكَ أَنْ أَكُونَ عِبْرَةً لِغَيْرِي
Allahumme inni eu'udhu biKe en jekuune ehadun es'ade bima al-lemteni minni, ue eu'udhu biKe en ekuune 'ibraten ligajri
“O Allah, kërkoj strehim tek Ti që dikush të jetë më i lumtur se unë me atë (dije) që ma ke mësuar dhe kërkoj Mbrojtjen Tënde që të mos bëhem mësim për të tjerët.” [Ez-Zuhd i Imam Ahmedit, 1342]
Komenti i Shejkh AbduRrezzak el-Bedër: Kjo është një lutje madhështore, të cilën Shejkhul Islam Ibn Tejmijjeh në librin e tij Muxhmu'ul-Fetaua (14/307) e ka përshkruar duke e quajtur prej lutjeve më të mira. Ai i cili nuk punon me dijen e tij, ndërsa njerëzit i thërret tek ajo dije, atëherë ata do të bëhen më të lumtur se ai nëpërmjet dijes së tij. Ndërsa ai që nuk merr mësim nga gjendja e ekstremistëve të mëparshëm, do të mbetet shembull i keq prej të cilit nxjerrin mësim të tjerët që do të vijnë pas tij.