Kjo është një lutje madhështore që është mirë të lutet njeriu kur e uron dikë për fëmijën e porsalindur, në vend se të teprohet në urim me shumë fjalë të cilat mund të jenë edhe gabim.
Transmetohet në librin “Ed-Du’aa” të Taberanit nga es-Sirrij bin Jahja, se një personi që rrinte me el-Hasenin, i kishte lindur një djalë dhe dikush e uroi atë duke i thënë: “Urime për kalorësin.” El-Haseni i tha: “E nga e di ti se ai do të bëhet kalorës! Ndoshta do të bëhet marangoz! Ndoshta do të bëhet rrobaqepës.” Ai i tha: “Po si të them?” Ai i tha: “Thuaj: ‘Allahu e bëftë të begatshëm për ty dhe për Umetin e Muhamedit ﷺ ‘”