35
Drejtësia e shteteve
Zuhrij ka thënë: “Nuk kam parë ditë si kjo dhe nuk kam dëgjuar si këto katër fjalë të cilat i tha një burrë pak më parë në prani të Hisham bin Abdul-Melikut." E pyetën: "Cilat janë ato fjalë ? Zuhrij tha: “Një burrë i tha Hishamit: o prijësi i besimtarëve, mbaji mend nga unë këto katër fjalë në të cilat qëndron drejtësia e mbretërisë tënde dhe qëndrueshmëria e qytetarëve të tu.” Hishami i tha: “Pa na i thuaj ato fjalë!” Ai i tha: “(E para) Mos premto për diçka që nuk ke besim në veten tënde se do ta realizosh atë; (e dyta) mos të të mashtrojë përpjeta edhe në qofte se është e lehtë, nëse tatëpjeta është e vështirë; (e treta) dije se veprat kanë shpërblime, andaj ki frikë nga përfundimi; (e katërta) punët kanë të papriturat e tyre, andaj tregohu i vëmendshëm.” [Raudatul-Ukala i Ibën Hibbanit, fq. 265]
Komenti i Shejkh AbduRrezzak el-Bedër: Ah, sikur çdo udhëheqës i shteteve të Muslimanëve, qoftë shtet i vogël apo i madh, të ishte i vetëdijshëm për këto katër gjëra dhe t'i realizonte ato, në mënyrë që të vazhdojë qeverisja e tij dhe të shpëtojë nga përgjegjësia.