34
Akideja e pastër
Ka thënë Jahja ibn 'Aun: “Unë dhe Sahnuni shkuam për vizitë te Ibnul Kisari , ndërsa ai ishte i sëmurë. Sahnuni i tha: "Përse je kaq i shqetësuar?" Ai iu përgjigj: “Për shkak të vdekjes dhe daljes përpara Allahut.” Atëherë, Sahnuni i tha: "A nuk e beson të Dërguarin, ringjalljen, llogarinë, Xhennetin dhe Zjarrin? A beson se më i miri i këtij umeti është Ebu Bekri, më pas Umeri, se Kur'ani është Fjala e Allahut e jo i krijuar? A beson se do ta shikojmë Allahun Ditën e Gjykimit? A beson se Ai është lartësuar mbi Arsh dhe se nuk lejohet të dalësh me shpatë kundra prijësve edhe nëse janë të padrejtë?" Ai iu përgjigj: “Patjetër që po, pasha Allahun!" Atëherë Sahnuni i tha: "Vdis nëse do, vdis nëse do!" [Sijeru Ea'lamin-Nubela, 23/61]
Komenti i Shejkh AbduRrezzak el-Bedër: Kjo çështje ka të bëjë me akiden e shëndoshë dhe të pastër. Nëse akideja është e saktë, edhe feja e njerëzve do të jetë e qëndrueshme bashkë me dunjanë e tyre, e nëse akideja është e prishur, edhe feja e njerëzve do të prishet bashkë me dunjanë e tyre. Kur njeriut i vjen çasti i vdekjes nuk ka më mundësi të bëjë vepra të mira, përveçse të vdesë me akide të saktë nëse ka qenë prej atyre që ka pasur akide të saktë.