Robi duhet të ketë kujdes nga krekosja dhe vetëmahnitja me gjendjen dhe veprat e tij, kurse nga ana tjetër, nëse tregohet neglizhent për madhërimin e Zotit dhe Mbrojtësit të Tij, tregohet neglizhent në madhërimin e simboleve të fesë së Allahut, atëherë ai është prej të humburve. E sa shumë i ngjan i krekosuri flluskës që fryhet sipër nivelit të ujit sikur shishe e rrumbullakët, pastaj plas menjëherë.