2
Të jepesh mbas kalimtares
Ka thënë ‘Alij Ibën Ebij Talib, radijAllahu ‘anhu: “Dynjaja kalimtare po ikën dhe ahireti po vjen duke u afruar. E secila nga ato të dyja ka bijtë e vet. Prandaj, bëhuni prej bijve të ahiretit, e mos u bëni prej bijve të dynjasë, sepse sot ka vepra e s’ka llogari, kurse nesër ka llogari e s’ka vepra.” [Sahih el-Bukharij, etheri gjendet përpara hadithit numër 6417]
Komenti i Shejkh AbduRrezzak el-Bedër: Në këtë fjalë e ‘Aliut, Allahu qoftë i kënaqur me të, është bazuar edhe një nga njerëzit e urtë, i cili ka thënë: “Dynjaja po kalon kurse ahireti po vjen, e sa çudi me atë njeri që jepet mbas kalimtares dhe i kthen shpinën asaj që po i vjen!” [Fet'hul-Barij, 11/236]