29

Dallimi midis mendjemadhësisë dhe vetëmahnitjes

Ebu Uehb el-Meruij ka thënë: “E pyeta ibën el-Mubarekun: Çfarë është mendjemadhësia?” Ai tha: “T’i poshtërosh njerëzit.” Pastaj e pyeta për vetëmahnitjen, e ai tha: “Të shikosh diçka që ke në veten tënde që nuk e kanë të tjerët. Nuk di gjë më të keqe për ata që falen se vetëmahnitja.” [Sijeru E’alami Nubelaa, 15/395]
Komenti i Shejkh AbduRrezzak el-Bedër:

Të dyja këto janë sëmundje të zemrës, vetëm se mendjemadhësia e shtyn mendjemadhin ta shohë veten e tij mbi një mendjemadh tjetër, kurse vetëmahnitja është një kënaqësi shpirtërore dhe një prirje për t’u mahnitur me vetveten. Ai që mahnitet me veten e tij, nuk kërkon që dikush tjetër ta lëvdojë atë, madje edhe nëse do të ishte fillikat i vetëm ai është i mahnitur me veten e tij dhe nuk mendon se është mendjemadh. Por, vetëmahnitja shpie në mendjemadhësi dhe mendjemadhësia nuk vjen ndryshe vetëm se prej vetëmahnitjes, ngaqë është një nga gjurmët e saj.