30

Vepra e mirë

El-Hasen el-Basrij, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Besimtari ka mendim të mirë për Zotin e tij, kështu ai bën vepra të mira. Kurse munafiku ka mendim të keq për Zotin e tij, kështu ai bën vepra të këqija.” [Hiljetul-Eulija i Ebu Nu’ajmit, 2/144]
Komenti i Shejkh AbduRrezzak el-Bedër:

Ai që nuk bën vepra të mira dhe është neglizhent, si mund të ketë mendim të mirë për Zotin e tij, kur ai është arratisur nga Zoti i tij dhe nga Mbrojtësi i tij, është larguar nga bindja ndaj Tij, është shmangur nga dyert e mëshirës dhe faljes së Tij! Përkundrazi, ai që ka vërtet mendim të mirë për Zotin e tij është ai që e njeh Zotin e tij me Cilësitë e Tij të përsosura, Cilësitë e Madhështisë së Tij, Bujarinë e Tij, Mirësinë e Tij, të mirat e vazhdueshme dhe begatitë e Tij që u jep robërve, mëshirën e Tij, faljen e Tij; e njeh veten e tij se neglizhon dhe ka mangësi, kështu ai fillon të bëjë përpjekje që të jetë i qëndrueshëm në bërjen e veprave të mira dhe t’i bindet Atij.