28
Bindja e thellë
Ka thënë Sufjan eth-Theurij, Allahu e mëshiroftë: “Sikur të qëndronte bindja e thellë në zemër ashtu siç duhet, atëherë ajo do të fluturonte prej gëzimit dhe përmallimit për Xhenetin dhe prej frikës nga Zjarri.” [Hiljetul-Eulija i Ebu Nuajmit, 7/17]
Komenti i Shejkh AbduRrezzak el-Bedër: Bindja e thellë është shpirti, shtylla dhe esenca e veprave. Pozita e bindjes për imanin është si pozita e shpirtit për trupin. Allahu na furnizoftë me bindje të thellë dhe na bëftë prej atyre që kanë bindje të thellë me begatinë dhe bujarinë e Tij.