27

Njerëzit e Kuranit

El-Fudajli, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Kurani ka zbritur që të punohet me të, kurse njerëzit e morën për punë leximin e tij.” [Akhlaku Hameletil-Kuran, i Axhurrit, 38]
Komenti i Shejkh AbduRrezzak el-Bedër:

Njerëzit e Kuranit janë ata që kanë njohuri për të dhe punojnë me gjërat që gjenden në të. Ata nuk janë njerëzit e Kuranit vetëmt me leximin e shkronjave të tij. Transmetohet në Sahihun e Muslimit nga en-Nauas bin Sem'ani, radijAllahu anhu, se ka thënë: e kam dëgjuar Pejgamberin, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, të thotë:

يُؤْتى بالقُرْآنِ يَومَ القِيامَةِ وأَهْلِهِ الَّذِينَ كانُوا يَعْمَلُونَ به تَقْدُمُهُ سُورَةُ البَقَرَةِ، وآلُ عِمْرانَ

“Ditën e Gjykimit do të sillet Kurani dhe atyre që punonin me të, do t'ju dalë para Sureja el-Bekare dhe al-Imran.” [Muslimi, nr. 805]

Ky hadith e shpjegon atë që transmeton Ibën Maxheh nga Enes ibën Maliku se ka thënë: i Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka thënë:

إِنَّ لِلَّهِ أَهْلِينَ مِنَ النَّاسِ ‏‏ قَالُوا يَا رَسُولَ اللَّهِ مَنْ هُمْ قَالَ ‏‏ هُمْ أَهْلُ الْقُرْآنِ أَهْلُ اللَّهِ وَخَاصَّتُهُ

“Allahu ka njerëz që janë të dashurit e Tij.” Ata i thanë: “O i Dërguari i Allahut, kush janë ata?” Ai tha: “Ata janë njerëzit e Kuranit, të dashurit e Allahut dhe të zgjedhurit e Tij.” [Ibën Maxhe, 215]