26

Ambicia e lartë

Ka thënë ‘Umer Ibën ‘Abdul-‘Aziz, Allahu e mëshiroftë: “Nëse njerëzit sa herë që u vështirësohet ndonjë çështje e braktisin atë, atëherë s’do të rregullohen ndonjëherë çështjet e fesë e të dynjasë.” [Hiljetul-Eulija i Ebu Nuajmit, 4/88]
Komenti i Shejkh AbduRrezzak el-Bedër:

Prandaj njeriu duhet të ketë aspirata të larta dhe ambicie të madhe, të shmangë plogështinë dhe dembelizmin, si dhe të ketë besim të fuqishëm tek Allahu se Ai do t’ia realizojë atë që shpreson, madje do t’ia realizojë akoma më mirë nga ajo që shpreson ai.