25

Përzierja e grave me burra

Transmeton Menbudh ibn Ebi Sulejman nga nëna e tij, e cila thotë se ishte tek Aisheja, gruaja e Pejgamberit ﷺ, nëna e besimtarëve, ndërkaq aty erdhi një shërbëtore e saj dhe i tha: “Oj nëna e besimtarëve, bëra shtatë tauafe rreth Kabes dhe e putha gurin e zi dy ose tre herë.” Ndërsa Aisheja, Allahu qoftë i kënaqur me të, ia ktheu: ‘Allahu mos të dhëntë shpërblim! Allahu mos të dhëntë shpërblim! Si shkon e shtyhesh me burrat?! Përse nuk bëre tekbir (drejt gurit të zi) dhe të vazhdoje tauafin?’" [Musned esh-Shafi'ij, 605]
Komenti i Shejkh AbduRrezzak el-Bedër:

Aisheja, radijAllahu anha, e qortoi atë dhe i foli ashpër, edhe pse ajo që e shtyu atë për t'u futur te kjo turmë burrash ishte dëshira për të bërë një vepër të mirë dhe përpjekja për të puthur gurin e zi. E si është puna me ato gra që përzihen me burrat duke pasur qëllime të këqija dhe duke dashur përhapjen e epsheve, të cilat dalin me veshjen më të bukur, zbukurohen tej mase dhe parfumohen?!"