24
Frika nga largimi i Teuhidit
Transmetohet nga Muxhib bin Musa el-Asbahanij se ka thënë: “E shoqërova Sufjan eth-Theurijn në udhëtimin tonë drejt Mekkes. Ai qante shumë, e unë i thashë: “O Ebu Abdullah! A po qan se ke frikë nga gjynahet? Ai mori një dru të ‘ud-it nga shporta dhe e hodhi atë, pastaj tha: “Mëkatet janë më të lehta për mua se ky dru që e hodha, porse unë kam frikë se mos më largohet Teuhidi.” [Akhabu Asbahan i Ebu Nuajmit, nr. 1923]
Komenti i Shejkh AbduRrezzak el-Bedër: Teuhidi është gjëja më e shtrenjtë dhe më e çmuar në këtë dunja. Nëse ata që posedojnë thesare kanë frikë se mos u humben apo uzurpohen ato atëherë frika e njerëzve të Teuhidit për Teuhidin e tyre është shumë më e madhe dhe më e rëndë. Nëse njerëzve të dunjasë u shtohet frika kur shtohet hajdutëria dhe plaçkitja, atëherë frika e njerëzve të Teuhidit shtohet kur shtohen fitnet, devijimet dhe anomalitë. E sa shumë që janë në këtë kohë! O Allah, na shpëto, na shpëto!