23

Shpresa që duhet të ketë haxhiu për faljen e Allahut

Ka thënë ‘AbdUllah Ibnul-Mubarak: “Shkova te Sufjan eth-Theurij në mbrëmjen e Arafatit, ndërkohë që ai ishte ulur mbi gjunjë dhe sytë e tij ishin të përlotur, e atëherë qava edhe unë. Ai u kthye nga unë dhe tha: “Çfarë ke?” Unë i thashë: “Cili është njeriu me gjendjen më të keqe mes këtij grumbulli kaq të madh?” Ai tha: “Është ai që mendon se Allahu i Plotfuqishëm e i Madhërishëm nuk e fal atë.” [Husnu edh-Dhanni bil-Lahi, Ibën Ebi Dunja, fq.92]
Komenti i Shejkh AbduRrezzak el-Bedër:

O Allah! O Zoti ynë, Ti je Falësi dhe Mëshiruesi i Madh! Ne nuk mendojmë për Ty veçse mirë, prandaj fali haxhinjtë e Shtëpisë Tënde të Shenjtë. O Zoti ynë, shlyeji gjynahet dhe mëkatet që kanë bërë ata dhe ktheji në vendet e tyre njësoj si dita kur i kanë lindur nënat e tyre, pasi të kenë fituar mëshirën dhe faljen Tënde.