22

Gjuha është udhëheqësi i trupit

El-Mubarek bin Fadaleh transmeton nga Junus bin Ubejdi se ka thënë: “Nuk do të gjesh ndonjë mirësi që e pason një mirësi tjetër plotësisht përveç gjuhës, sepse ti mund të shohësh një njeri që agjëron shumë dhe nuk ruhet nga haramet, fal namaz nate kurse gjatë ditës është i pranishëm aty ku është e pavërteta” - si dhe përmendi gjëra të tjera të ngjashme si këto – pastaj tha “porse nuk do ta shohësh atë që të flasë vetëm se të vërtetën, e ta kundërshtojë vepra e tij fjalën në asnjë mënyrë.” [Hiljetul-Eulija i Ebi Nu’ajmit, 3/20]
Komenti i Shejkh AbduRrezzak el-Bedër:

Kjo do të thotë se atij që Allahu, i Plotfuqishëm dhe i Madhëruar, i ka dhënë sukses dhe ai e ka ruajtur gjuhën e tij, kjo që ai e ruan gjuhën është shkak për t’i ruajtur të gjitha gjymtyrët, siç ka ardhur në hadith:

إِذَا أَصْبَحَ ابْنُ آدَمَ فَإِنَّ الأَعْضَاءَ كُلَّهَا تُكَفِّرُ اللِّسَانَ فَتَقُولُ اتَّقِ اللَّهَ فِينَا فَإِنَّمَا نَحْنُ بِكَ فَإِنِ اسْتَقَمْتَ اسْتَقَمْنَا وَإِنِ اعْوَجَجْتَ اعْوَجَجْنَا

“Kur biri i Ademit gdhihet, të gjitha gjymtyrët i nënshtrohen dhe i thonë ‘Ki frikë Allahun për ne, sepse ne jemi pjesë e jotja, nëse ti drejtohesh edhe ne drejtohemi, e nëse ti shtrembërohesh edhe ne shtrembërohemi.” [Sahihu Tirmidhij, nr. 2407]