21
Shpata që ka dy sy
Është transmetuar nga Ibën Sirini se ka thënë: ‘I thanë Sa’d Ibën Ebi Uekas-it: “Përse ti nuk po merr pjesë në luftë meqë je pjesë e kuvendit dhe je më parësor se të tjerët që të marrësh pjesë?” Ai tha: “Unë nuk luftoj derisa të më sillni një shpatë që të ketë dy sy, një gjuhë dhe dy buzë, që ajo ta dallojë se kush është qafir e kush është besimtar. Unë kam bërë xhihad atëherë kur e dija çfarë ishte xhihadi. Unë s’mund t’i bëj dobi vetes time nëse ka njerëz më të mirë se unë.” [El-Mustedrak i Hakimit, nr. 8370]
Komenti i Shejkh AbduRrezzak el-Bedër: Ai i tha këto fjalë, Allahu qoftë i kënaqur me të, edhe pse ishte njëri nga dhjetë Sahabët e përgëzuar me Xhenet, ngaqë pati frikë për veten e tij se mos i lyente duart me gjakun e ndaluar të muslimanit. E çfarë krimi të madh që bën sot ai i cili e hedh veten e tij në erë me eksplozivë të rëndë, në mes të grave e fëmijëve, dhe derdhet gjaku e humbasin jetët e të pafajshmëve! Allahut i kërkojmë ndihmë!