1
Porosi e përgjithshme
Një burrë i shkroi Abdullah Ibën Umerit, Allahu qoftë i kënaqur me të dhe babanë e tij, e i tha: “Më shkruaj dhe ma trego të gjithë dijen!” Ndërsa ai i shkroi: “Me të vërtetë që dija është e shumë e madhe, por nëse mundesh që ta takosh Allahun pa pasur mbi kurriz derdhjen e gjakut të njerëzve, me barkun bosh prej ngrënies së pasurisë së tyre, duke mos e lëshuar gjuhën për të folur keq për nderin e tyre dhe duke qenë i kapur pas xhematit; atëherë ruhu nga këto vepra!’” [Sijeru Ea'lamin-Nubela i Dhehebijut, 5/216]
Komenti i Shejkh AbduRrezzak el-Bedër: Allahu Ekber! (Allahu është më i Madhi!) Këto janë fjalë të pakta që i kanë përmbledhur të gjitha të drejtat e njerëzve, por njerëzit janë treguar shumë neglizhentë ndaj tyre, sidomos kur ndodhin fitnet, Allahu na ruajttë!"