18

Lutje e përgjithshme

Transmeton Mu'auijeh ibn Kur-rah, i cili thotë: “Ebu Darda lutej me këto fjalë:

اللَّهُمَّ إِنَّي أَسْأَلُكَ إِيْمَانَاً دَائِمَاً، وَعِلْمَاً نَافِعَاً، وَهَدْيَاً قَيِّمَاً

Allahumme innii es'eluke iimanen daimen, ue 'ilmen nafi'an, ue hedjen kajjimen

“O Allah, kërkoj prej Teje të më japësh iman të përhershëm, dije të dobishme dhe udhëzim të drejtë.”

Thotë Mu'auijeh: “Prandaj ne shohim se ka iman që nuk është i përhershëm, ka dije që nuk është e dobishme dhe ka udhëzim që nuk është i drejtë.” [El-Iman i Ibën Ebi Shejbeh, 106]
Komenti i Shejkh AbduRrezzak el-Bedër:

Kjo është një lutje madhështore dhe e përgjithshme, e transmetuar nga Ebu Darda, Allahu qoftë i kënaqur me të. Mjafton si koment për të sqarimi i nxënësit të tij, Mu'auijes.