19
Tekbiri fillestar
Transmetohet nga Ibën el-Musejjeb, i cili ka thënë: “Nuk më ka humbur tekbiri fillestar që prej pesëdhjetë vjetësh dhe nuk e kam parë shpinën e ndonjë njeriu në namaz që prej pesëdhjetë vjetësh.” [Hiljetul-Eulija i Ebu Nuajmit, 2/163]
Komenti i Shejkh AbduRrezzak el-Bedër: Kjo ishte gjendja e Selefëve lidhur me tekbirin fillestar. Nuk e ka parë shpinën e ndonjë njeriu në namaz gjatë gjithë kësaj periudhe në mënyrë që ta ruajë safin e parë. E si është puna jote me tekbirin fillestar?!