17

Mahnitja e njeriut me diturinë e tij

Transmetohet nga Mesruk, Allahu e mëshiroftë, se ka thënë: “I mjafton njeriut si injorancë që të mahnitet me diturinë që posedon, ndërsa i mjafton njeriut si dituri që të ketë frikë Allahun.” [Musannef Ibën Ebi Shejbeh, 13/405]
Komenti i Shejkh AbduRrezzak el-Bedër:

Kulmi i diturisë është frika ndaj Allahut. Nëse nuk gjendet frika, atëherë nuk gjendet më as dituri. Nëse diturisë i bashkohet mahnitja e njeriut me diturinë që ka, kjo do ta fortifikojë sëmundjen e cila do ta shpie poseduesin e diturisë në shkatërrim dhe degjenerim.