16
Bërja e adhurimit pa dituri
Umer bin Abdul-Aziz, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Ai që bën vepra pa patur dije, do të prish më shumë se sa do të përmirësojë.” [Ez-Zuhd i Imam Ahmedit, 1/301]
Komenti i Shejkh AbduRrezzak el-Bedër: Të vërtetën e ka thënë, Allahu e mëshiroftë! A nuk janë përhapur bidatet, epshet, devijimet në mbarë shoqëritë vetëm se për shkak të angazhimit të shumicës së njerëzve me adhurim që nuk bazohet në dituri dhe udhëzim.