15

Kurimi i vazhdueshëm i nijetit

Transmetohet nga Sufjan eth-Theurij se ka thënë: “Nuk kam kuruar gjë më të vështirë për veten time sesa nijetin tim. Me të vërtetë që nijeti më ndryshonte shpesh.” [El-Xhami’u li Akhlak er-Rauij ue Edeb es-Samië, i Khatib el-Bagdadit, 2/288]
Komenti i Shejkh AbduRrezzak el-Bedër:

Ndryshimi i shpeshtë i nijetit është për shkak të gjërave që e mbulojnë zemrën dhe e sulmojnë atë, siç janë çorientimet dhe pengesat, gjë që kërkon vëmendje dhe kujdes të vazhdueshëm, se përndryshe zemra shpërbëhet dhe shkatërrohet. Allahu është Ruajtësi.