153

Shtimi dhe pakësimi i Imanit

Është transmetuar nga Sufjan Ibën Husejn se ai ka thënë: “E përmenda për keq një burrë ndërsa isha tek Ijjas Ibën ‘Mu’auijeh, kurse ai më pa në fytyrë e më tha: ‘A ke luftuar kundër Romakëve?’ Unë i thashë: ‘Jo!’ Ai tha: ‘Po kundër Sindëve, Indianëve dhe Turqve?’ Unë i thashë: ‘Jo!’ Ai tha: ‘A paskan shpëtuar nga ty Romakët, Sindët, Indianët dhe Turqit, por nuk paska shpëtuar nga ty vëllai jot musliman?” Tha Sufjani: “Nuk i jam kthyer më atyre fjalëve mbas asaj.” [El-Bidajeh uen-Nihajeh, vëll. 13 /fq. 121]
Komenti i Shejkh AbduRrezzak el-Bedër:

Kjo fjalë ishte nga zgjuarsia dhe këshilla e tij e bukur, e ndoshta disa njerëz shkojnë më larg se ai, aq sa i vrasin njerëzit e Islamit dhe i lënë rehat njerëzit e idhujtarisë, kurse Allahu i ka përshkruar besimtarët në Fjalën e Tij se ata janë:

أَشِدَّاءُ عَلَى الْكُفَّارِ رُحَمَاءُ بَيْنَهُمْ

"...të ashpër me qafirat dhe të mëshirshëm
mes veti." [el-Fet'h, 29]

I ka përshkruar gjithashtu në Fjalën e Tij se ata janë:

أَذِلَّةٍ عَلَى الْمُؤْمِنِينَ أَعِزَّةٍ عَلَى الْكَافِرِينَ

"...të përulur me besimtarët dhe kryelartë
me qafirat." [el-Ma'ideh, 54]