Ka transmetuar Bukhari (6927) nga 'Aishah - radijAllahu 'anha - se i Dërguari i Allahut – sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem – ka thënë:
يا عائشة إن الله رفيق يحب الرفق في الأمر كله
“Oj 'Aisheh, me të vërtetë që Allahu është i Butë dhe Ai e do butësinë në çdo çështje.”
Muslimi e ka transmetuar me tekstin:
يا عائشة إن الله رفيق يحب الرفق ويعطي على الرفق ما لا يعطي على العُنف وما لا يعطي على ما سواه.
“Oj 'Aisheh, me të vërtetë që Allahu është i Butë dhe e do butësinë dhe jep me përdorimin e butësisë atë që nuk e jep me përdorimin e dhunës apo me diçka tjetër në vend të butësisë.”
Ka transmetuar gjithashtu Muslimi në Sahihun e tij (2594) nga 'Aishah se Pejgamberi – sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem – ka thënë:
إن الرفقَ لا يكون في شيء إلا زانه، ولا يُنزع عن شيء إلا شانه.
“Nëse butësia vendoset në një gjë, ajo padyshim që do ta zbukurojë atë gjë, e nëse hiqet nga ndonjë gjë, veçse ka për ta shëmtuar atë.”
Ka transmetuar gjithashtu Muslimi (2592) nga Xherir Ibën 'AbdUllah se Pejgamberi – sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem – ka thënë:
من يُحرم الرِّفق يُحرم الخير.
"Kush privohet nga butësia është privuar nga mirësia."