152

Gjuha e njeriut të logjikshëm

Ka thënë el-Hasen el-Basrij, Allahu e mëshiroftë: "Gjuha e njeriut të logjikshëm qëndron mbas zemrës së tij. Kur do që të flasë, ai mendohet mirë. Nëse e folura do të jetë në dobi të tij, ai flet, e nëse është në dëm të tij, ai ndalet e nuk flet. Kurse zemra e njeriut injorant qëndron mbas gjuhës së tij. Kur do që të flasë, ai flet, edhe nëse është në dobi të tij apo në dëm të tij." [El-Muxhaleseh ue Xheuahir el-'Ilm, nr. 1502, i Ebu Bekër ed-Dineuerit]
Komenti i Shejkh AbduRrezzak el-Bedër:

Argument për këtë është fjala e Pejgamberit - sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem:

فليقل خيرا أو ليصمت

"...ose të flasë mirë ose përndryshe të heshtë."

Kuptimin e këtij hadithi e mori edhe Imam Shafiu, Allahu e mëshiroftë, i cili ka thënë: "Nëse njeriu do që të flasë, atëherë le të mendohet: nëse e shikon që ai nuk dëmtohet, le të flasë, e nëse shikon ose e ka me dyshim se ai dëmtohet po foli, atëherë të ndalet e të mos flasë." [https://al-badr.net/muqolat/6986]