151

Këshilla e sinqertë për vëllezërit

Është transmetuar nga Muhamed Ibën Sirin, Allahu e mëshiroftë, se ai ka thënë: “Është padrejtësi për vëllain tënd që të kujtosh për të gjënë më të keqe që ti di për të, e nga ana tjetër t’i fshehësh të mirat e tij.” [E ka transmetuar Uekij’ në librin Ez-Zuhd, me numër 456]
Komenti i Shejkh AbduRrezzak el-Bedër:

Ka thënë Ibnul-Kajjim, Allahu e mëshiroftë: “Mos u bëj si ai që i shikon me imtësi e përzemërsi, fjalët e shokëve të tij dhe njerëzve për të cilët ka mendim të mirë, kurse fjalët e kundërshtarëve të tij dhe njerëzve për të cilët ka mendim të keq i shikon me syrin e inatit dhe të vërejtjes. Kush shikon me syrin e armiqësisë, i shikon të mirat si të këqija, ndërsa ai që shikon me syrin e dashurisë, shikon të kundërtën e tij. E nuk shpëton nga kjo gjendje veçse ai që Allahu ka dashur që të jetë i nderuar dhe i kënaqur me pranimin e hakut.” [Miftaah Daar es-Se'aadeh, fq.397]