150
Ti je llogaritës i vetes tënde
Transmeton Ma'mer, Allahu e mëshiroftë, i cili thotë: “El-Hasen el-Basrij lexoi ajetin:
عَنِ الْيَمِينِ وَعَنِ الشِّمَالِ قَعِيدٌ
"(Dy Melekët shkrues) nga ana e djathtë dhe nga ana e majtë qëndrojnë të gatshëm." [Sureja Kaf, ajeti 17]
Pastaj el-Hasen el-Basrij tha: "O biri i Ademit! Fletushka jote është hapur dhe dy Melek të ndershëm janë ngarkuar të të vëzhgojnë: njëri qëndron nga ana jote e djathtë dhe tjetri qëndron nga ana jote e majtë. Ai që qëndron nga ana e djathtë, shkruan veprat e tua të mira, ndërsa ai nga e majta, shkruan veprat e tua të këqija. Andaj, bëj çfarëdo vepre që do ti, qofshin ato pak apo shumë derisa të vdesësh, atëherë do të mbyllet fletushka e veprave të tua dhe do të të vendoset në qafë në varrin tënd, derisa të dalësh Ditën e Gjykimit me një libër që do ta gjesh të hapur para vetes tënde.
Thotë i Lartësuari:
اقْرَأْ كِتَابَكَ كَفَى بِنَفْسِكَ الْيَوْمَ عَلَيْكَ حَسِيبًا
"Lexoje librin tënd, mjafton që sot ti je llogaritës i vetes tënde!" [Sureja el-Isra, ajeti 14]
Pasha Allahun, është treguar i Drejtë Ai që të ka bërë llogaritës të vetes tënde.
[Sunen Seid bin Mensur, 221]
Komenti i Shejkh AbduRrezzak el-Bedër: Ka thënë Ibn Kethiri, Allahu e mëshiroftë: “Kjo është prej fjalëve të mira të el-Hasen el-Basrij, Allahu e mëshiroftë.” [Tefsiru Ibni Kethiir, 5/52]