14

Mëshira e Allahut

Transmetohet nga Aun ibën Abdullah, Allahu e mëshiroftë, se ka thënë: “A keni dëgjuar për qortim më të mirë se ky? Allahu e filloi me faljen përpara qortimit dhe tha:

﴿عَفَا ٱللَّهُ عَنكَ لِمَ أَذِنتَ لَهُمۡ ﴾

“Allahu të ka falur ty që u dhe leje atyre.”
[et-Teubeh, 43]

[Tefsiru Ibën Ebi Hatim, 10075]
Komenti i Shejkh AbduRrezzak el-Bedër:

Kjo është prej mëshirës së Allahut të Lartësuar dhe nderimit që i bëri Profetit të Tij, Muhamedit ﷺ duke i treguar fillimisht, që e ka falur para se t’i tregojë për gabimin që ai ﷺ ua lejoi disa munafikëve (hipokritëve) të mos merrnin pjesë në betejën e Tebukut.