147

Edukata e vërtetë është edukata nga Allahu

Ka thënë Malik Ibën Enes, Allahu e mëshiroftë: “Edukatë e vërtetë është edukata nga Allahu e jo edukata nga baballarët dhe nënat, kurse mirësi e vërtetë është mirësia e Allahut e jo mirësia e baballarëve dhe nënave.” [Libri El-Ilma’ ila Ma’rifeti Usul err-Rriuajjeh ue Takjid es-Sema, i Kadij Ijjad, vëll. 1 /fq. 216]
Komenti i Shejkh AbduRrezzak el-Bedër:

Kjo është një fjalë madhështore, e cila përmban qetësim dhe përkujtim. Ajo është qetësim për çdo të devotshëm që u mundua që ta përmirësojë fëmijën e tij dhe nuk arriti dot që ta përmirësojë atë; dhe është përkujtim për atë që e ka nderuar Allahu me fëmijë të devotshëm, se ai nuk duhet të shikojë te mundi i tij që ka dhënë për edukimin e fëmijëve, sepse në fund të fundit edukimi i tyre është thjesht një mirësi që Allahu ia ka dhënë atij.