146

Mos e nënçmoni ushqimin e pakët

Transmetohet nga Xhabiri, radijAllahu anhu, se ka thënë: “Është i shkatërruar ai njeri që kur i vjen për vizitë një nga vëllezërit e tij, e shikon si të papërshtatshëm që ta nxjerrë atë ushqim që ka në shtëpi. Të shkatërruar janë ata mysafirë që e nënçmojnë atë ushqim që u nxirret.” [Libri Kiraa ed-Dajf (56), i Ibën Ebi Dunjasë]
Komenti i Shejkh AbduRrezzak el-Bedër:

Baza e këtij etheri gjendet në Dy Sahihët: Transmetohet nga Ebu Hurejra se i Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, thoshte: "O gra Muslimane, të mos e nënçmojë fqinja fqinjën e saj edhe në qoftë se i dhurohen këmbët e një deleje.” Ai që e nënçmon atë pak që ka dhe nuk e nxjerr atë për mysafirin, atëherë ai ose do të nxjerrë shumë duke u ngushtuar, ose nuk do të nxjerrë asgjë. Për këtë arsye, është thënë: “Shkëputja e marrëdhënieve dhe vizitave midis njerëzve ndodh për shkak të angazhimit përtej mundësive (në nderimin e mysafirit)." [Libri Kiraa ed-Dajf, (60) i Ibën Ebi Dunja]