144

Përmirësimi i të brendshmes

Transmetohet nga Selman el-Farisij, radijAllahu anhu, se ka thënë: “Çdo njeri ka të brendshmen dhe të jashtmen e tij. Ai që e përmirëson anën e brendshme të tij, Allahu do t’ia përmirësojë anën e jashtme të tij, kurse ai që e prish anën e brendshme të tij, Allahu do t’ia prishë edhe anën e tij të jashtme.” [Libri Ez-Zuhd, i Ebi Dunjasë, 259]
Komenti i Shejkh AbduRrezzak el-Bedër:

Kjo fjalë do të thotë: Çdo njeri ka pjesën e brendshme të tij që nuk duket dhe pjesën e jashtme të tij që duket; ka të fshehtën dhe të dukshmen. Qëllimi i këtyre fjalëve është se ana e brendshme dhe e jashtme e njeriut kanë një lidhje reciproke. Ana e jashtme nuk mund të jetë e qëndrueshme vetëm se kur ana e brendshme të jetë e qëndrueshme. Kur ana e brendshme e njeriut është e qëndrueshme, patjetër që edhe ana e jashtme do të jetë e qëndrueshme. Siç ka ardhur në hadith:

أَلاَ وَإِنَّ فِي الْجَسَدِ مُضْغَةً إِذَا صَلَحَتْ صَلَحَ الْجَسَدُ كُلُّهُ، وَإِذَا فَسَدَتْ فَسَدَ الْجَسَدُ كُلُّهُ‏.‏ أَلاَ وَهِيَ الْقَلْبُ

“Në trupin e njeriut është një copë mishi. Nëse ajo përmirësohet, atëherë do të përmirësohet i tërë trupi. E nëse ajo prishet, atëherë do të prishet i tërë trupi. E ajo copë mishi është: zemra.” [Bukhariu dhe Muslimi]