Ibën Kajjimi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Domethënien e këtyre fjalëve nuk e kupton vetëm se ai që ka kuptim të drejtë në fenë e Allahut. Ai që e shikon realitetin e njerëzve, paaftësinë e tyre, dobësinë, mangësitë, madje edhe neglizhencën dhe moskryerjen e të drejtës së tyre që kanë ndaj Allahut dhe kthimin e tyre te dikush tjetër pos Tij, shitjen e hises së tyre që Allahu ua ka caktuar - me çmimin më të pavlerë, duke e ndërruar atë me këtë të përkohshmen që do të zhduket. Pra, kur ai vështron të gjitha këto, s’ka për të gjetur derman tjetër veçse t’i urrejë njerëzit dhe s’ka si ia bën ndryshe kurrsesi, por nëse i kthehet vetvetes, gjendjes dhe mangësive të tij dhe ka dije të sigurt për këto, atëherë ai do ta urrejë dhe nënçmojë vetveten akoma më shumë. Ky është ai që ka kuptim të drejtë karshi fesë. [Medarixhu Salikin, 1/438]