141
Fshehja e veprave të mira
El-Hasen el-Basrij, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Nëse një njeri e mësonte Kuranin përmendësh, këtë nuk e merrte vesh komshiu i tij. Nëse një njeri mësonte shumë çështje të Fikhut, këtë nuk e merrnin vesh njerëzit. Nëse një njeri falej shumë gjatë në shtëpinë e tij dhe kishte mysafir, ata nuk dinin gjë për këtë. Ne kemi jetuar me njerëz që çdo vepër mbi faqen e dheut që mund ta bënin dhe kishin mundësi që atë vepër ta bënin larg syve të njerëzve, kurrë nuk e bënin në sy të njerëzve. Muslimanët bënin shumë lutje dhe nuk dëgjohej zëri i tyre, e nëse dëgjohej ishte vetëm një pëshpërimë midis tyre dhe Zotit të tyre, të Plotfuqishmit dhe të Madhëruarit.” [Libri Ez-Zuhd, i Ibën Mubarekut, 140]
Komenti i Shejkh AbduRrezzak el-Bedër: Ah, në çfarë gjendje të keqe jemi ne në këtë kohë! Çfarë bëjnë njerëzit me telefonat duke i vërtetuar veprat e mira që i bëjnë. Njerëzit i bëjnë publike veprat e mira përmes telefonave, i shfaqin ato dhe mburren me këto vepra. Prej Allahut kërkojmë ndihmë!