El-Hafidh ibën Rexheb, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Do të thotë se qëllimi dhe kërkesa e Allahut është përmirësimi i zemrave të tyre, në mënyrë që të zë vend në zemra njohja e Allahut, madhështia e Tij, dashuria e Tij, frika ndaj Tij, shpresa tek Ai dhe mbështetja tek Ai. Pra, zemra të mbushet me këto gjëra. Ky është realiteti i Teuhidit dhe është kuptimi i fjalës “La ilahe il-Allah." Kështu që, zemra nuk përmirësohet derisa i Adhuruari i saj, të Cilin e adhuron – e njeh, e do dhe e ka frikë – të jetë i Adhuruari i Vetëm i Cili nuk ka ortak.” [Xhamiu el-Ulum ue el-Hikem, fq. 71]