138

Dija e Selefëve (të parëve)

Hammad bin Zejd, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Dikush e pyeti Ejubin: ‘A ka sot më shumë dituri apo më pak?’ Ai tha: ‘Sot ka shumë fjalë, kurse dje kishte shumë dituri.” [Libri El-Marifeh ue et-Tarikh, i Feseuijut, 2/302]
Komenti i Shejkh AbduRrezzak el-Bedër:

Ibën Kajjimi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Ky njeri i thelluar në dituri, bëri dallim midis diturisë dhe fjalëve. Libra ka shumë. Gjithashtu edhe fjalët, polemikat dhe imagjinatat janë të shumta, kurse dija është larg shumicës së këtyre gjërave, e dituria është ajo që solli i Dërguari nga Allahu. Allahu i Lartësuar thotë:

فَمَنْ حَآجَّكَ فِيهِ مِنۢ بَعْدِ مَا جَآءَكَ مِنَ ٱلْعِلْمِ

“Ai që të kundërshton ty në lidhje me të, pasi që ty të ka mbërritur dituria.” [al-Imran, 61]

Po ashtu ka thënë:

وَلَئِنِ اتَّبَعْتَ أَهْوَاءَهُم بَعْدَ الَّذِي جَاءَكَ مِنَ الْعِلْمِ

“E nëse ti i pason ëndjet e tyre pas dijes që të
ka ardhur.” [el-Bekare, 120]

Po ashtu ka thënë në Kuran:

أَنزَلَهُ بِعِلْمِهِ

“E ka zbritur atë me dijen e Tij.” [en-Nisa, 166]

Pra, në këtë Libër është dituria e Tij. Kur njerëzit e lanë pas dore këtë dituri, shumë njerëz filluan që mendimet e shpeshta, meditimet e çastit dhe idetë t’i quajnë dituri. Pastaj filluan të shkruanin edhe libra me këto mendime, derdhën mund dhe humbën kohën me to. Me këto mendime i mbushën fletët e librave plot, kurse zemrat i bënë sterrë, aq shumë larg vajtën saqë shumë prej tyre thanë: “Në Kuran dhe Sunet nuk ka dituri! Argumentet e Sunetit janë thjeshtë fjalë nga të cilat nuk përfitohet ndonjë bindje e plotë dhe dije. Shejtani i ftoi te kjo fjalë dhe e përhapi atë në mesin e tyre saqë ua mundësoi ta dëgjojnë atë i zgjuari dhe mendjelehti. Kështu, zemrat e tyre u zhveshën nga dituria dhe besimi ashtu siç e zhvesh gjarpri lëkurën e vet dhe ashtu siç e zhvesh njeriu teshën e tij.” [El-Feuaid, 152-152]