137

Udhëzimi i fëmijëve

Transmetohet nga Seid ibën Xhubejr - Allahu e mëshiroftë – se ka thënë: “Unë i shtoj lutjet për fëmijën tim në namaz.” [Hiljetu el-Eulijah, 4/279]
Komenti i Shejkh AbduRrezzak el-Bedër:

Shumë baballarë nëse shohin se fëmijët e tyre neglizhojnë në obligime apo bëjnë disa gjëra të ndaluara, ata kërkojnë me ngulm nga fëmijët e tyre që të pendohen dhe të kthehen. A nuk është e udhës që të veprojnë siç veproi Xhubejri që t'i shtojnë lutjet në namaz dhe t'i luten me përgjërim Allahut, i Cili i ka në Dorë zemrat e fëmijëve të tyre!