136

Zgjohu!

Transmetohet nga Abdul-E’ala et-Tejmi, Allahu e mëshiroftë, se ka thënë: “Ai që vazhdon t’i bëjë mëkat Allahut, nuk ka garanci për jetën që i ka mbetur se Allahu nuk do t’i çojë ndonjë fatkeqësi nga e cila frikësohet në dunja dhe do të poshtërohet në botën tjetër.” [Libri Esh-Shukr, i ibën Ebu Dunjas, 157]
Komenti i Shejkh AbduRrezzak el-Bedër:

Kjo fjalë është thirrje për zgjim. Mëkatari që vazhdon të bëjë mëkate, i takon që të ndalet para kësaj fjale përpara se ta zërë belaja si pasojë e mëkatit, bela e cila do ta mundojë atë në dunja, pastaj poshtërimi, turpërimi dhe dënimet që do ta zënë atë në botën tjetër për shkak të mëkatit.