135

Ankoju Allahut

Transmeton Ebu Hudhejfeh, i cili thotë: "Eth-Theurij pa një burrë duke u ankuar te disa njerëz për gjendjen e tij të ngushtë dhe ai i tha: ‘Ah more ti, sikur t’i ankohesh Atij që të mëshiron dhe të mos i ankohesh atij që nuk të mëshiron.’" [Libri El-Mexhalisu uel-Xheuahirul-'ilm, i Dejnurijt, 1318]
Komenti i Shejkh AbduRrezzak el-Bedër:

Ka thënë Ibnul Kajjimi, Allahu e mëshiroftë: "Ky është kulmi i injorancës së ankuesit dhe i atij që vijnë të tjerët të ankohen tek ai. Sikur ai ta njihte Zotin e tij ashtu siç duhet, nuk do t'i ankohej njeriut dhe sikur t'i njihte njerëzit, nuk do t'u ankohej atyre. Në lidhje me këtë është thënë një fjalë: “Nëse i ankohesh birit të Ademit, atëherë ti i je ankuar të mëshirshmit që nuk mëshiron; i dituri i ankohet vetëm Allahut e askujt tjetër.” [El-Feuaid, 87].