134

Zemrat e pastra

Transmetohet nga Uthman bin Affani, radijAllahu anhu, se ka thënë: “Nëse zemrat do të pastroheshin, nuk do të ngopeshin me fjalën e Allahut, të Plotfuqishmit dhe të Madhëruarit.” [Libri Fadailu Sahabeh, i Imam Ahmedit 775]
Komenti i Shejkh AbduRrezzak el-Bedër:

Ibën Kajjimi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Zemra e pastër për shkak se ka jetë të përsosur, ka dritë dhe është e zhveshur nga ndyrësitë dhe ligësitë, nuk ngopet me Kuranin dhe nuk ‘ushqehet’ vetëm se me të vërtetat e tij dhe nuk kurohet vetëm se me ilaçet e tij. Ndryshe nga zemra të cilën Allahu i Lartësuar nuk e ka pastruar; kjo zemër ‘ushqehet’ me ushqimet që i përshtaten asaj varësisht prej papastërtisë që ka zemra. Zemra e papastër është sikur trupi i sëmurë, të cilit nuk i përshtaten ushqimet që i përshtaten njeriut të shëndoshë.” [Igathetu-Lahfan, 1/52]