133

Heshtja

Transmetohet nga Sufjan ibën Ujejneh, Allahu e mëshiroftë, se ka thënë: “Heshtja është zbukurimi i dijetarit dhe mbulesa e injorantit.” [Muëxhem ibën el-Mukri, 1070]
Komenti i Shejkh AbduRrezzak el-Bedër:

Fjala “Zbukurimi i dijetarit” do të thotë: bukuria e tij. Dijetari kur flet, flet me dije dhe kur hesht, hesht me dije. Fjala “mbulesa e injorantit” do të thotë se injoranti nëse hesht, nuk do të shfaqet injoranca e tij. E nëse injoranti zhytet në çështjet e dijes gjatë takimeve me njerëzit, do të bëhej e qartë injoranca e tij, por nëse hesht, ka shpëtuar dhe është ruajtur.