130

Realiteti i durimit

Seid ibën Xhubejr ka thënë: “Durimi është që njeriu të pranojë atë fatkeqësi që Allahu ia ka çuar, të shpresojë se Allahu do ta marrë në llogari dhe të shpresojë në shpërblimet e Tij. Njeriu mund të ziejë nga përbrenda kur goditet me kamxhik, ndërsa nga ana e jashtme ai shfaq vetëm durim.” [Libri Es-Sabr ue eth-Theuab, i Ibën Ebi Dunja, 113]
Komenti i Shejkh AbduRrezzak el-Bedër:

Ibën Kajjimi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Fjala e autorit “...ta pranojë atë fatkeqësi që Allahu ia ka çuar...” kjo sikur është komentim i fjalës së të Lartësuarit: “... të Allahut jemi...” Pra, ai pranon se është pronë e Allahut dhe Pronari i tij vepron me pronën e Tij ashtu si të dojë.

Fjala e tij “...të shpresojë se Allahu do ta marrë në llogari...” sikur është komentim për fjalën e të Lartësuarit: “...dhe ne pa dyshim se tek Ai do të kthehemi.” Do të thotë: ne do të kthehemi tek Ai dhe Ai do të na shpërblejë për durimin tonë dhe nuk do të na e humbë shpërblimin e fatkeqësisë.

Fjala e tij “Njeriu mund të ziejë nga përbrenda kur goditet me kamxhik...” Do të thotë: nuk quhet durim kur fshikullohesh, porse durimi është që ta pengosh zemrën tënde nga urrejtja e asaj që të është caktuar dhe ta frenosh gjuhën nga ankesat. Pra, ai që fshikullohet kurse zemra e tij e urren këtë caktim të Allahut, atëherë ai nuk është durimtar.” Uddetu Saabirin ue Dekhiretu Shaakirin, fq. 183-184.