131

Të metat e vetes

Ka thënë 'Amr ibn Kajs el-Melaij, Allahu e mëshiroftë: "Nëse do të merresh me veten tënde, do t'i harrosh njerëzit; e nëse do të merresh me njerëzit, do ta harrosh veten tënde." [El-Hiljeh, i Ebu Nu'ajm, 5/102]
Komenti i Shejkh AbduRrezzak el-Bedër:

Sa lëkundje, lëshime dhe neglizhime që ka njeriu për veten e tij! Prandaj, nëse njeriu angazhohet me të metat e vetes së tij, nuk do të gjejë kohë për të parë të metat e të tjerëve. E nëse i harron të metat e tij, nuk do të shoh vetëm se të metat e të tjerëve.