129
Brendësia e pastër
Transmeton Ibn Burejdeh el-Eslemij, i cili thotë: "Një burrë e ofendoi Ibn Abbasin, ndërsa Ibn Abbasi i tha: ‘Ti po më shan mua, kurse unë kam tre cilësi:
1. Sa herë që lexoj ndonjë ajet prej Librit të Allahut 'Azze ue Xhel, do të doja që të gjithë njerëzit ta dinin kuptimin e tij siç e di unë.
2. Sa herë që dëgjoj për një udhëheqës të Muslimanëve se është i drejtë në gjykimet e tij, unë gëzohem për këtë, e ndoshta asnjëherë nuk do të kem rast që të gjykohem tek ai.
3. Sa herë që dëgjoj se ka rënë shi në ndonjë vend musliman, gëzohem për këtë, edhe pse unë nuk kam asnjë kullotë atje."
[El-Mu'xhem el-Kebiir, i Taberiut, 10474]
Komenti i Shejkh AbduRrezzak el-Bedër: Kështu ndodh kur brendësia e njeriut është e pastër dhe e dëlirë, ai shfaqet me këto cilësi të larta. Përkundrazi, nëse brendësia është e prishur, atëherë ai njeri është peng i gjykimeve të maktheve shpirtërore, të cilat burojnë nga brendësia e ligë. O Allah, sa shumë njerëz bëjnë krime, padrejtësi dhe trazira për shkak të kësaj gjëje. E lusim Allahun që të na furnizojë me nijet të mirë dhe brendësi të pastër.