128

Ah sikur këto para të kishin qenë bajga!

Ka thënë Thabit el-Bunanij, Allahu e mëshiroftë: “Ka qenë një burrë që punësonte nëpunës. Ai grumbulloi pasurinë e tij dhe e vendosi te një shtyllë. Kur i erdhi vdekja, ai urdhëroi që t’ia sillnin pasurinë dhe t’ia vendosnin përpara. Pastaj thoshte: “Ah sikur këto para të kishin qenë bajga! Ah sikur këto para të kishin qenë bajga!” [E ka transmetuar Ebu Nu’ajmi në librin e tij Hiljetul-Eulijaa, vëll. 2/ fq. 352]
Komenti i Shejkh AbduRrezzak el-Bedër:

Pasuria ishte gjë shumë e madhe për të, ama kur i erdhi vdekja, atij iu duk shumë gjë e vogël. Sa e sa njerëz kanë grumbulluar para të shumta në llogaritë e tyre bankare, me rrugë të ndaluara, por kur t’u vijë vdekja, edhe ata do t’i kaplojë pendimi, ama s’do të ketë asnjë vlerë atëherë.