127

Ngrohtësia e Islamit

El-Euzaij, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Katadeh më shkroi ‘Nëse janë vendet ato që na ndajnë neve, ngrohtësia e Islamit është ajo që i bashkon banorët e vendeve.” [Libri Tarikhul-Islam i Dhehebiut, 4/120]
Komenti i Shejkh AbduRrezzak el-Bedër:

Ngrohtësia e Islamit ka rol të madh në bashkimin e zemrave dhe afrimin e shpirtrave, madje kjo ngrohtësi është lidhja më besnike dhe më e fortë. Allahu i Lartësuar ka thënë:

وَاذْكُرُواْ نِعْمَةَ اللَّهِ عَلَيْكُمْ إِذْ كُنتُمْ أَعْدَاء فَأَلَّفَ بَيْنَ قُلُوبِكُمْ فَأَصْبَحْتُم بِنِعْمَتِهِ إِخْوَانًا

“Kujtoni begatinë e Allahut për ju, sepse ju ishit armiq të njëri-tjetrit, kurse Ai i bashkoi zemrat tuaja; falë begatisë së Tij, ju u bëtë vëllezër me njëri-tjetrin.” [Al-Imran, 103]
Në një vend tjetër, i Pastri nga çdo mangësi, sqaroi se armiqësia e tyre arriti ekstremin, saqë nëse do të jepej çdo gjë që gjendet mbi tokë që të hiqej kjo armiqësi dhe të bashkoheshin zemrat e tyre, nuk do të arrihej diçka në këtë drejtim, dhe këtë e gjen në fjalën e Tij:

وَإِن يُرِيدُواْ أَن يَخْدَعُوكَ فَإِنَّ حَسْبَكَ اللَّهُ هُوَ الَّذِيَ أَيَّدَكَ بِنَصْرِهِ وَبِالْمُؤْمِنِينَ ، وَأَلَّفَ بَيْنَ قُلُوبِهِمْ لَوْ أَنفَقْتَ مَا فِي الأَرْضِ جَمِيعاً مَّا أَلَّفَتْ بَيْنَ قُلُوبِهِمْ وَلَكِنَّ اللَّهَ أَلَّفَ بَيْنَهُمْ إِنَّهُ عَزِيزٌ حَكِيمٌ

“E nëse ata duan të të mashtrojnë, ty të mjafton Allahu. Ai është që të përkrahu ty me ndihmën e Tij dhe me besimtarët; Ai është që i bashkoi zemrat e tyre. Sikur të shpenzoje çdo gjë që gjendet mbi tokë, nuk do të mund t’i bashkoje zemrat e tyre, por Allahu i bashkoi ata. Pa dyshim se Ai është i Plotfuqishmi, i Urti absolut.” [El-Enfal, 62-63]. Andaj, Allahut i takon lavdërimi dhe falënderimi për këtë.