126

Falja e njëri-tjetrit

Muhamed bin Bishr ka thënë: “Ibën es-Semmaku u zu me fjalë me shokun e tij, kurse ai i tha: ‘Nesër kemi takim dhe do t’i sqarojmë akuzat pa u grindur.’ Ai i tha: ‘Përkundrazi, nesër do t’ia bëjmë hallall njëri-tjetrit.’” [Libri Shu’abul-Iman, i Bejhakiut, 7996]
Komenti i Shejkh AbduRrezzak el-Bedër:

Kështu duhet të jetë vëllazëria: e ndërtuar mbi falje, mëshirë, dashuri dhe mospërmendje të gafave të vëllezërve. Ashtu siç do njeriu që të trajtohet me falje dhe ndjesë kur ai gabon, po kështu ai duhet të sillet edhe me vëllezërit e tij.