Ibën Tejmijeh, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Përmbledhja e moralit të mirë që duhet të kesh me njerëzit është t'i mbash lidhjet me atë që i ka shkëputur lidhjet me ty duke i dhënë selam atij, duke e nderuar, duke bërë lutje për të, duke kërkuar falje për të, duke e lavdëruar atë, duke e vizituar atë. T'i japësh atij që të ka privuar nga mësimdhënia, përcjellja e dobive dhe pasuria. Ta falësh atë që të ka bërë padrejtësi duke ia falur gjakun. Ta falësh nëse të ka bërë padrejtësi në pasuri dhe nder. Disa nga këto janë obligim që t'i falësh e disa janë të preferuara.” [Mexhmu'ul-Fetaua, 10/658]