124

Njohja e Allahut

Abdullah ibën Mubarek, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Njerëzit e dunjasë dolën nga dunjaja përpara se të shijojnë gjënë më të shijshme në të.” E pyetën atë: “E cila është gjëja më e shijshme në dunja?” Ai tha: “Njohja e Allahut, të Plotfuqishmit dhe të Madhëruarit.” [Libri El-Hiljeh i Ebi Nu’ajmit, 8/167]
Komenti i Shejkh AbduRrezzak el-Bedër:

Ibën Kajjimi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Ah, sa gjynah dhe sa mjerim! Koha kalon dhe jeta mbaron, kurse zemra është e privuar nga nuhatja e kësaj arome. Doli nga dunjaja ashtu siç hyri dhe nuk shijoi më të shijshmen e saj. Madje, jetoi në dunja sikur bagëtitë dhe doli prej saj ashtu siç dalin të dështuarit. Jeta e tij ishte paaftësi dhe vdekja dëshpërim, kurse bota tjetër mjerim dhe keqardhje për të! O Allah, ty të takon lavdërimi dhe Ty të ankohemi! Prej Teje kërkojmë ndihmë, prej Teje kërkojmë ndihmë në vështirësi dhe Ty të mbështetemi! Nuk ka fuqi dhe ndryshim vetëm se me lejen Tënde!” [Tarikul-Hixhretejn, fq. 196]