Njeriu mund të çuditet kur sheh disa pleq me trup të dobët, saqë ndonjë prej tyre ecën duke u mbajtur me shkop. Plaku i tërheq këmbët zvarrë dhe nuk mungon në faljen e pesë namazeve në Shtëpitë e Allahut, por kjo çudi i largohet kur e kupton se fuqia e tyre buron nga forca e besimit që u ka dhënë Allahu në zemrat e tyre. Ndryshe nga ata që kanë zemra të dobëta, dikush prej tyre nuk ka mundësi që të ngrihet për të falur namazin, edhe nëse është prej njerëzve me trupin më të fortë. Allahut i kërkojmë ndihmë!