Ibnul Kajjim, Allahu e mëshiroftë, në librin 'er-Risaletu et-Tebukijjeh' të cilin e ka shkruar si porosi për shokët dhe shoqëruesit e tij në lidhje me kërkimin e dijes, ka mbledhur në të porosi dhe këshilla të bukura. Në fund të këtij libri, duke e veçuar këtë ether dhe duke e sqaruar dobinë e madhe të tij, ka thënë: “Në vend të kësaj stërzgjatje, do të mjaftonin tre fjalë të cilat Selefët ia shkruanin njëri-tjetrit, që nëse njeriu do t'i gdhendte ato në librin e zemrës së tij e t’i lexonte aq herë sa të marrë frymë, do t'i mjaftonte njëra prej tyre." Më pas përmendi këtë ether."